I dënuar me 4 vite burg, kapet në Vlorë i shpalluri në kërkim

0
156

Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, u bë ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë, si dhe kapja dhe ndalimi i shtetasit Aleksandër Ajazi, 35 vjeç.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 11.11.2019, e ka dënuar me 4 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 2 muaj.

Ajazi është dënuar i akuzuar për veprën penale trafiqe të paligjshme, lidhur me një sasi droge të sekuestruar.

Shkruaj nje koment