I dënuari për trafik narkotikësh dhunon biznesmenen në Lazarat

0
174

Një biznesmene në Lazarat është dhunuar nga një 35-vjeçar, i dënuar më parë për trafik narkotikësh.

Ngjarja ndodhi në një magazinë në lagjen Kordhocë.

Debati mes biznesmenes me iniciale L. B., dhe 35-vjeçarit me iniciale A.B., nisi brenda ambienteve të pronës së saj.

Ajo kundërshtoi kërkesën e tij për të hyrë në ambientet e pronës. Kjo ka acaruar të riun nga Lazarati, i cili ushtroi dhunë ndaj saj duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë biznesmenes.

Policia ka shoqëruar 35-vjeçarin në komisariat, i cili më pas është liruar. Ndërkohë gruaja ndodhet në spital në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here