I dogji lokalin nje shtetasi, procedohet 34 vjecari

0
93

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 34 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, gjatë natës, dyshohet se ka djegur lokalin e shtetasit D. K., në fshatin Kotë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 34-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrotjes në punë”, për shtetasin K. Sh., 40 vjeç, drejtues teknik i fasonerisë në të cilën, gjatë punës, ka dëmtuar gishtin e dorës, në njërën prej makinerive, shtetasja B. Y.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Q., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka tentuar të vjedhë në banesën shtetasit K. V., në Finiq.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shkruaj nje koment