I gjetën 75 kg drogë në garazh, në pranga 20-vjeçari shqiptar në Itali

0
71

Policia italaine ka arrestuar një 20 vjeçar shqiptar pasi i’u gjetën 75 kg drogë të mbajtur në një garazh të një pallati në Pedrengo.

20-vjeçari nuk është i pajisur me dokumenat për të qëndruar në territorin italian, gjithashtu ka dhe precedentë penalë, pasi ai ishte arrestuar në Romë nëntorin e kaluar për posedim kokaine.

Hetimi ndaj shqiptarit buron nga një raportim i disa banorëve të zonës, të cilët dyshuan për një vajtje-ardhje makinash dhe personash të cilët nuk ishin të zonës.

Për këtë arsye janë organizuar shërbime të veçanta vëzhgimi, të cilat kanë rezultuar në zbulimin e sasisë së madhe të lëndës narkotike herët në mëngjes. Në fakt, një nga makinat e monitoruara ka hyrë në një garazh ku efektivët që kanë ndërhyrë kanë gjetur 60 kg hashash dhe afërsisht 15 kg marijuanë që subjekti po ngarkonte në makinë.

Shkruaj nje koment