Ish-kandidatit i PS për deputet, Vaid Shaba ka humbur një shumë parash dhe për gjetjen e tyre ka kërkuar edhe ndihmën e banorëve të zonës.
Shaba ka nxjerrë në rrugët e qytetit të Kavajës njoftime ku kërkon bashkëpunimin nga qytetarët për gjetjen e shumës prej 10, 000 euro, 580 paund, 310 dollarë dhe 130 franga, që sipas tij i kishte në një qese. Shaba premton edhe shpërblim për personin që jep informacion që i ka gjetur.