‘I mërzitur, i stresuar, zemra e tij nuk duroi më’/ Ndërron jetë një nga protestuesit e naftëtarëve në Ballsh

0
143

Kryetari i degës së PD në Fier dhe njëherazi ish deputeti Luan Baçi publikon një lajm të hidhur në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, është ndarë nga jeta sapo është kthyer nga protesta e sotme e punëtorëve të rafinerisë së Ballshit, Artan Voshtima, banues në Fier.

Baçi shkruan se pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i mërzitur,  i stresuar, zemra e tij nuk duroi më.

Reagimi i plotë:

Sapo mesova, per nje lajme te trishte.

Ndahet nga jeta, nje nga protestuesit, e rafineris, naftetari Artan Voshtina, banues ne Fier. Artani la pas bashkshorten dhe dy femijet e tij i la ne nje kohe, qe ata kane shume nevoj per Artanin

Sot, pasi u kthye nga protesta, i trishtuar, i merzitur i stresuar, zemra e tij nuk duroi me. Teknolog specialiste prej shume vitesh, ne uzine, i pa paguar dhe i keq trajtuar si shume kolege te tij te punes.
I perkushtuar per punen ,shoqerine dhe familjen e tij. Ky shtet, kjo qeverri e korruptuar, keta bandite dhe hajdut, kontribuan, shume forte, per fatin e tij te ,trishte.

Ngushullime te sinqerta dhe te ndjera familjes.

Ngushullime , edhe ju kolege, te punes, te Artanit, protestues dhe greviste te urise.

Mos e harroni Artan Voshtinen, protestoni edhe per Artanin, protestoni pa u ndaluar per familjen dhe femijet e tij.
Ata kane shume nevoj sot, per ndihmen e te gjitheve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here