I moshuari këputet pa ndjenja në pedonale, vrapojnë qytetarët: A është gjallë?

0
247

Mbrëmjen e sotme është krijuar panik për disa minuta në qendër të qytetit të Fierit, pasi një qytetari të moshuar i ra të fikët në zonën e pedonales.

Qytetarët i janë afruar me shpejtësi duke i dhënë ndihmën e parë derisa erdhi ambulanca.

“Vdiq apo është gjallë?” dëgjohet njëri prej tyre që afrohet me shpejtësi.

Sipas burimeve të mediave, mjekët e spitalit thanë se i moshuari, i cili ishte i pashoqëruar në momentin që i ra të fikët, ka pasur luhatje tensioni dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here