I riu protestues nga Gjirokastra, mbahet në burg, reagon ish deputeti Shehu

0
210

Njeri prej demonstruesve te opozites te shtunen e kaluar, ka qene Ardit Boci, student ne Universitetin e Durresit. Gjykata e Tiranes ka dhene masen e arrestit ne burg per te riun gjirokastrit i cili si shume te tjere te rinj nga Gjirokastra, i’u bashkua protestes se opozites kunder qeverise Rama, fundjaven e kaluar.

Ish deputeti i PD per Gjirokastren Tritan Shehu, ka reaguar per vendimin e fundit te gjyqesorit kryeqytetas.

Postimi i plote i zotit Shehu 

Shume shpejt Arditi do te lirohet e do t’i ipet e drejta qe i takon; Shqiperia eshte ne prag te ndryshimit.
I riu gjirokastrit Ardit Boci, qe protestoi ne Tirane kunder varferise, pa mundesise per te vazhduar rregullisht studimet e larta etj, sot u vendos te mbahet ne burg. 
Arditi, i rregjistruar ne Universitein e Durresit prej disa vitesh, eshte i detyruar te punoje ne nje Call Center ne Tirane, per te siguruar jeten e tij dhe vazhdimin e shkolles me tej.
Ai protestoi si dhjetra mijera te tjere, si mijera nga bashkemoshataret e tij, protestoi edhe per ata qe nuk ishin ate dite ne proteste.
Protestoi si shume shoke te tij edhe kunder “premtimeve te harruara”, qe ju bene studenteve pak muaj me pare nga kjo Qeveri.

Shkruaj nje koment