I riu shqiptar kapet në ‘shtëpi bari’ në Angli, dënohet me 8 muaj burg

0
316

Një i ri shqiptar është dënuar me 8 muaj burg në Angli pasi u kap në një “shtëpi bari” në Bradford.

Mediat angleze shkruajnë se Amarilt Elezi, me profesion marangoz u arrestua duke u kujdesur për një plantacion kanabisi në një shtëpi në Broadstone Way, Holme Wood, Bradford më 24 korrik. 

Në ‘shtëpinë e barit’ u gjetën 81 fidanë në bodrum dhe 59 bimë të pjekura në një dhomë gjumi dhe në papafingo.

Gjatë deklaratës së tij para autoriteteve, i riu tha se kishte një borxh prej 5 mijë paundësh trafikantëve që e sollën në Angli, ndaj sipas tij kjo ishte arsyeja pse u dërgua në Bradford për t’u kujdesur për bimët e kanabisit dhe për të shlyer paratë.

Shkruaj nje koment