
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë një thirrje për qytetarët, ku i paralajmëron ata që të mos konsumojnë produktet ‘Wudy’.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKU thekson se pas testeve laboratorike në Itali, rezultoi se këto produkte sallami përmbanin praninë e Listeria monocytogenes STI55, e cila përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.
AKU iu bën thirrje qytetarëve që nëse i kanë blerë këto produkte, t’i kthejnë sërish në supermarkete.