I rrëzuan dekretin për Butrintin, Meta: Deputetët të diktuar politikisht po ecin drejt një skenari të rrezikshëm

0
23

Presidenti Ilir Meta doli në një deklaratë për mediat menjëherë pasi Komisioni i Ekonomisë rrëzoi dekretin e tij për të riparë çështjen e Butrintit. Kreu i Shtetit u shpreh se ka qëllime të errëta në dëm të kësaj pasurie kombëtare.

Ndërsa theksoi se ligji për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit është në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtare, Meta i bëri thirrje deputetëve të Kuvendit të reflektojnë dhe të mos e miratojnë.

“Komisioni ka rrëzuar dekretin e presidentit për Butrintin që ka të bëjë me trashëgiminë tonë kulturore dhe që na risolli dhe njëherë një sjellje arrogante në raport me konsultimin dhe dëgjesën e ekspertëve të fushës që u përjashtuan sot në mënyrë brutale.

Kjo tregon qartë se deputetët që kanë vepruar në këtë mënyrë janë diktuar politikisht për të ecur drejt skenarit të rrezikimit të një prej pasurive më të çmuara kombëtare si Butrinti, vetëm për arsye të errëta dhe korruptive dhe ndoshta motive edhe më thella se aq.

Nuk kemi të bëjmë me një rast por një vazhdimësi të goditjes së trashëgimisë kulturore në shumë zona të tjeraa të vendit tonë. Ndaj uroj që deputetët në seancë plenare të dëgjojnë argymentet ne dekretin përkatës që kanë të bëjnë me shkeljen e Kushtetutës”, tha Meta.

Shkruaj nje koment