I shpallur ne kerkim per trafik droge, kapet ne Tirane 42 vjecari

0
124

Një 42-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar sot në Tiranë.

42-vjeccari është arrestuar në një bilardo në zonën e Komunës së Parisit. Atij i është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Firences.

“Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Komisatiatit të Policisë Nr. 2, në një bilardo në Komunën e Parisit, kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin J. Sh. (G)., 42 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Firenzes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Shkruaj nje koment