I shpallur në kërkim për trafik droge në Spanjë arrestohet në Kakavijë i huaji

Një shtetas i huaj është arrestuar nga punonjësit e policisë të Drejtorisë së Sigurisë së Janinës në bashkëpunim me punonjësit e policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në Kakavijë në palën greke , pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Konkretisht, një urdhër arresti ishte në pritje kundër tij nga autoritetet spanjolle, sipas të cilit ai dënohet me 10 vite burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të trafikut të drogës.
Shtetasi i huaj i arrestuar u dërgua në Prokurorinë e Gjykatës së Apelit të Janinës për veprimet e mëtejshme. Mësohet se ai do të kalonte tranzit në Shqipëri drejt një tjetër shteti evropian.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment