I shpëtoi për mrekulli aksidentit tragjik në Muzinë, e plagosura transportohet te “Trauma”

0
164

Vajza që i shpëtoi dje aksidentit tragjik në Qafën e Muzinës është transportuar ditën e sotme nga spitali i Gjirokastrës në Tiranë te “Trauma”. 25-vjeçarja Greta Deberdini ndodhet në gjendje të mirë, por në spitalin e Traumës në Tiranë u transportua për një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar në pjesën e krahut ku u lëndua nga përmbysja e autobusit, që përfundoi në greminë pasi doli nga rruga. 25-vjeçarja është e vetmja nga pasagjerët që ishte në autobus dhe që i mbijetoi aksidentit tragjik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here