Identifikohet personi që u plagos në Himarë

Një ngjarje ka ndodhur para pak ditësh në Himarë ku një i ri është gjetur me fyt të prerë me thikë dhe me fraktura në trup dhe kokë. Policia raporte se i riu mund te jetë vetëplagosur pasi ai është diagnostifikuar me probleme të shëndetit mendor.
Mirëpo kanë dalë detaje të reja. Policia e ka identifikuar të riun si Nelo Dokaj, 26-vjeçarin nga Trevllazëri i Vlorës dhe banues në Sarandë.
Gjithashtu, është marrë në pyetje dhe shitësja e dyqanit, e cila ka zbardhur bisedën me shtetasin në fjalë.
“I vetëplagosuri i ka kërkuar një thikë për të prerë bukën, shitësja i ka treguar një thikë mesatare dhe e ka pyetur: “a të bën punë kjo”? (Thikë buke) ai i është kthyer “mirë është dhe kjo, më mbaron punë”.
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh ku i riu u gjet i masakruar në mes të rrugës. U tha se i riu është prerë me thikë nga agresori i tij dhe më pas u gjet në gjendje të rëndë nga banorët e zonës. Këta të fundit kanë lajmëruar ambulancën, e cila e ka dërguar me urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.Fillimisht i riu është dërguar në spitalin e Vlorës, ku mjekët e kanë futur menjëherë në operacion pasi i riu kishte marrë plagë të thella. Por për shkak të gjendjes së tij të rëndë, është transportuar për në Tiranë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment