Identifikohet thertorja ilegale në Përmet, sekuestro mishit dhe gjobe pronarit

0
170

AKU në aksion për zbulimin e therrtoreve ilegale në Përmet, të cilat shisnin produkte shtazore jashtë kushteve higjieno-sanitare.

AKU ka konfiskuar 21 kg mish në Përmet për shkak të kushteve të rënda higjeno-sanitare ku kryheshin aktivitetet ilegale. Në flagrancë është kapur Astrit Liçaj i cili kryente therje të jashtëligjshme në oborrin e shtëpisë së tij, ambient i paregjistruar duke i konfiskuar sasinë e mishit të gjetur prej 21 kg, si dhe sekuestruas veglat e punës: 3 thika, 1 hanxhar dhe 6 çengela. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit dhe konfiskimit të mjeteve të punës, Licaj u gjobit me 200.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here