IGJEUM/ Pasditja sjell mot të keq në gjithë vendin

0
133

Reshje e shiu pritet të prekin gjithë territorin e Shqipërisë pasditen e së dielës dhe gjatë ditës së hënë. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave reshjet do të jenë të nivelit mesatar, por ato do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
“Sot pasdite (e diel, dt. 06) dhe nesër (e hënë, dt. 07) priten reshje mesatare në shumicën e qarqeve. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin”, bën me dije IGJEUM.
Reshjet më të dendura priten në qarqet Lezhë, Shkodër, Durrës, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Fier dhe Vlorë, por sërish ato mbeten në nivelin mesatar, duke mos krijuar rrezik përmbytjesh.
Ndërkohë temperaturat do të variojnë:
në bregdet: 11 / 15 °C
në vendet e ulëta: 11 / 14 °C
në vendet malore: 5 / 8 °C

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here