IGJEUM:Rreshje intensive shiu përgjatë dy ditëve në vijim,me rrezik edhe Gjirokastra

0
47

Edhe dita e nesërme pritet të karakterizohet nga reshje intensive në disa qarqe të vendit.

Sipas asaj që publikon Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit , Nesër, e mërkurë, priten reshje shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se përgjatë fundit të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.06) rritet rreziku për përmbytje vërshuese kryesisht në të gjithë pjesën perëndimore të vendit. Për arsye të këtij rreziku edhe përgjatë ditës (e enjte, dt.07) janë vendosur shenjat për probleme të mundëshme nga lumenjtë e vegjël ose zona urbane për (Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër).

Shkruaj nje koment