Ik para të shtunës!

0
228

Nga Red Varaku

Tashmë fati i Edi Ramës dhe rilindjes sëvtij është përcaktuar në mënyrë të pakthyeshme. Data e publikimeve të përgjimeve nga gazeta Bild do të hyjë në histori si data që varrosi përfundimisht kufomën politike ende të pakallur të udhëheqësit të fundit komunist në Shqipëri dhe i dha fund tranzicionit të stërzgjatur shqiptar.

Bild u bë egzekutuesi politik i Edi Ramës, i cili tashmë ka mbetur pa rrugëdalje nga cepi i ringut ku e kanë futur mendjelehtësia, paaftësia dhe hajdutëria e tij. Këto përgjime janë varri i tij politik. Por, edhe nëse vendos të mos e japë vetë doreheqjen, ai nuk do të mund t’i rezistojë zemërimit popullor, që këtë të shtunë pritet të jetë i paparashikueshëm.

Do të jetë episodi i fundit i njeriut që e ktheu axhendën kriminale të një grushti njerëzish në axhendë kombëtare. Do të jetë episodi i fundit i njeriut që për shkak të mendjemadhësisë dhe arrogancës, është gati ta zhysë vendin në spiralen e një lufte civile vetëm për të shpëtuar pushtetin e tij.

Por, ata që mendojnë se atë e rrëzuan përgjimet e kanë shumë gabim. Përgjimet vetëm sa i vunë kapakun arkivolit të kësaj kufome, sepse kishte filluar të qelbte dynjanë me kutërbimin e saj. Atë e futën në gropën e zezë të historisë lutjet dhe mallkimet e njerëzve të cilëve i hyri në hak me arrogancën dhe papërgjegjshmërinë e tij.

E rrëzuan mallkimet e dhjetëra fëmijëve të mbetur jetimë për shkak të vetvrasjeve nëpër burgje të kryefamiljarëve, që nuk kishin mundësi të paguanin energjinë. Këta fëmijë jetimë nuk ia falin gjakun e prindërve të tyre të pafajshëm.

E rrëzuan mallkimet e qindra prindërve, fëmijët e të cilëve dergjen burgjeve, për 2 gramë kanabis, ndërkohë ata që kanabizuan Shqipërinë jetojnë mes luksit ose janë kandidatë të rilindjes për ‘bashkinë që duan’.

E rrëzuan mallkimet e mijëra prindërve të cilëve arroganca dhe papërgjegjshmëria e këtij njeriu, ia degdisi fëmijët sërish larg duke hapur një tjetër plagë në trupin e lodhur të popullit tonë.

E rrëzuan mallkimet e qytetarëve që nuk ia falin mbushjen e parlamentit me kriminelë, trafikantë e përdhunues.
Mallkimet e mijëra baballarëve, që për të punësuar vajzat dhe djemtë e tyre, nuk duhet të paraqiten tek zyrat e punës, por tek përdhunuesi dhe krimineli. Sepse fatin e vajzës apo djalit të tij e ka në dorë legeni imoral, horri që Rama ia ka caktuar si tutor mbi kokë çdo mëhalleje dhe qyteti.

Mallkimet e mijëra prindërve që nuk ia falin që e ktheu Shqipërinë në hambar droge në Europë duke kriminalizuar rininë shqiptare si dhe duke e kthyer shumicën e adoleshentëve dhe rinisë në konsumatorë të drogës.

E rrëzuan mallkimet e mijëra qytetarëve që nuk i falin skandalet e koncesioneve qindra milionëshe, që ngarkojnë me borxh jo vetëm ata por edhe fëmijët e nipave dhe mbesave të tyre.

Mallkimet e atyre që nuk kanë mundësi të blejnë ilaçet për të afërmit e tyre. Ata që dergjen korridoreve të spitaleve pa asnjë ndihmë , ndërkohë që ai bashkë me Vilma Nushin e plot të tjerë vjedhin, vjedhin, vjedhin . Madje nuk kanë mëshirë as edhe për bebet e sapolindura.

Por unë nuk kam asnjë dyshim që ky hajdut me çizme, ky sadist i sëmurë, do ta çojë deri në fund papërgjegjshmërinë e tij.

Ai është Edi Rama!

Ai ka vendosur të qëndrojë dhe ta çojë vendin drejt konfliktit, sepse pushteti për të është më i rëndësishëm se Shqipëria dhe shqiptarët.

Ai mendon se nëpërmjet dhunës mund ta shtypë zemërimin e ndezur në zemrat e shqiptarëve.

Edi Rama në vend të merrej me një qasje realiste ndaj situatës dhe të kërkonte një zgjidhje racionale për të lehtësuar barrën e kësaj krize, ka vendosur të niset në një rrugë pa kthim, drejt përplasjes me popullin e tij.

Por, është bërë e qartë që askush nuk mund ta marrë peng Shqipërinë, e cila prej vitit 2013 po qeveriset nga makthet e një njeriu paranojak, gati të çmendur, i cili sheh ëndrra me komplote rusësh e gjermanësh që duan ta rrëzojnë nga pushteti.

Me logjikën e tij të mbrapshtë ai kërkon që ta sfumoje Ulsinjërisht .Por kjo nuk e shpëton dot. Ai thellë thellë e di që këto përgjime do t’i hanë kokën. Por, sido që të jetë këto përgjime do të jenë kapaku që mbyll pusetën e aleancës së qelbsirave.

Në këto kushte ka vetëm një rrethanë lehtësuese për Edi Ramën. Të ikë para të shtunës. Do të jetë më mirë për të në këtë moshë sa edhe problemet psiqike i ka të vogla. Mendoj që nëse ikën tani, as burg nuk do bëjë, por do të shtrohet menjëherë në spital për shkak të gjendjes së tij të rëndë mendore.

Të ikë para të shtunës, sepse nëse vendos të qëndrojë, le ta dijë që askush nuk ka për t’ia falur kurrë këtë lajthitje dhe askush dhe asgjë në botë nuk mund ta mbrojë nga zemërimi dhe mallkimi i këtij populli të vuajtur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here