“Ikja e trurit ” Shqipëria në vendin e parë në Europë për largimin e të rinjve!

0
157

Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet e para në Europë për papunësinë e të rinjve, vrasjen e vajzave dhe varfërinë studentore, thuhet në raportin e 2-të Kombëtar “Rinia në Shqipëri 2019” hartuar nga CRCA/ECPAT, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri me mbështetjen e Koalicionit për Arsimin në Shqipëri.

Raporti tregon që rreth 73 % e të rinjve shqiptarë e shohin problemin e punësimit si më shqetësuesin për ta. Arsimi është një tjetër problem pasi 35% e tyre nuk janë të kënaqur me arsimin dhe kërkojnë të shkojnë studime jashtë.  Niveli ekonomik i familjeve është po ashtu shqetësim dhe kjo bën që 79 përqind e tyre të shprehin dëshirën për të ikur nga vendi. Organizatat që hartuan raportin kanë për pushtetin qendror dhe atë lokal disa rekomandime për ndryshimin e situatës.

Raporti kërkon të informojë në mënyrë të posaçme politikë-bërësit, institucionet shtetërore dhe vetë të rinjtë mbi situatën e rinisë në Shqipëri, problemet e identifikuara si dhe të rekomandojë zgjidhje për institucionet përkatëse.

Sipas Anketës Kombëtare “Rinia në Shqipëri 2019”, 73% e të rinjve të intervistuar e kanë adresuar papunësinë si problemin e tyre më shqetësues.

“Ikja e trurit të të rinjve” e rendit Shqipërinë në vendin e parë në Europë për dëshirën e të rinjve për të ikur dhe studiuar jashtë vendit. 35% e studentëve me një diplomë Bachelor dhe rreth 30% të studentëve në përgjithësi synojnë të studiojnë jashtë vendit, ndërsa niveli i gjendjes ekonomike të studentëve shqiptarë është sërish në përmasa alarmante, krahasuar me vendet e tjera. Largimi i të rinjve nga vendi kap shifra deri në 79% sipas Gallup, duke e vendosur Shqipërinë në krye të listës së vendeve nga ku largohen të rinjtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here