Ikniiiiii!

Nga Artan Fuga

Po pse mo i trashëgueshëm dhe i përjetshëm është posti i deputetit?

Dinjitozë ata deputetë a deputete që ikin në punë të tyre pa bërë zë, ose thonë se mjaft ndejtën.

Pse mo. me mijëra vite të njëjtët deputetë të PS dhe PD, PRUT, PRSD, LSGCPF, MUCBRSQP do të durojmë ne?

I hoqi? Do i heqin? E çfarë pastaj?

Po përse tre dekada deputetë do vazhdojnë disa?

Dhjetëra vite deputetë, ministra, kryebashkiakë, kryeministra do të vazhdojnë?

Pse mbretër janë, që lindin mbretër dhe vdesin mbretër.

Ikni në punën tuaj! Mjaft! Falënderime për aq sa keni bërë.

Pse me tapi e keni?

Politika nuk bëhet vetëm në Kuvend.

Mësojuni të jeni në opozitë dhe pa qenë në karrige deputetësh.

Nuk është pronë posti i deputetit.

As profesion.

As i trashëgueshëm nga i ati te biri, nga biri te stërbiri.

As sëmundje e trashëgueshme!

As grup gjaku!

Se opozita e ngrohtë në Kuvend u pa se çfarë prodhon!

Me luks, vetura dhjetëra mijëra eurosh, shishe alkooli qindra euroshe, çanta mijëra dollarësh, do bëhet opozitë mo?

Njërën dorë në revani, tjetrën në bakllava!!!

Ca që nuk i dëgjuam kurrë, dhe i dëgjojmë te qajnë për një copë magazinë!

Asgjë, pikë gjëje, gjë pe gjëje!

Vetëm pret radhën për të kap përsëri pushtetin, tenderat, postet, avionat, pronat, rrogat, privilegjet!

Ikni! Mjaft!

A e kishin lënë gjithë pushtetin në duart e kryetarit! A ishin dakord të zgjidheshin e të kënaqeshin duke i vënë ai në lista dhe duke iu fshehur popullit! Tani i hoqi, kur i vinte iu pëlqente! Apo jo!

Ore a ka më etikë ky vend!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment