Ilir Meta, drejtuesit e LSI dhe gazeta e partisë, asnjë fjalë për fitoren në Dibër.

META NE KONFERENCE ME FILIPPI - Kryetari i LSI Ilir Meta, gjate nje konference te perbashket shtypi me Presidentin e Komisionit te Jashtem ne senatin Italian, Alberto Filippi, i cili ndodhet ne nje vizite zyrtare ne Tirane.

LSI ka qenë formalisht pjesëmarrëse në këtë fushatë për bashkinë e Dibrës, duke kërkuar vota për Muharrem Ramën. E megjithatë në orët që pasuan fitoren e qartë të kandidatit të majtë, asnjë eksponent i LSI nuk ka dalë të bëjë ndonjë deklaratë shtypi apo të japë ndonjë opinion për zgjedhjet në Dibër.

Asnjë deklaratë zyrtare për fitoren e kandidatit të majtë për bashkinë e Dibrës Muharem Rama, asnjë deklaratë mbështetje për punën e tij. As nga lideri Meta dhe as nga “mëkëmbësi” e tij sa herë që kreu i LSI nuk ka dëshirë të “përzihet”, Petrit Vasili. Vetëm këshilltari i kreut të Kuvendit dhe LSI, Lorenc Vangjeli sulmon tërthorazi euforinë e socialistëve për fitoren në Dibër dhe mbi të gjitha dhe aleaten reale të PS në Dibër në këto zgjedhje, PDIU të Shpëtim Idrizit. Pa llogaritur këtu të përditshmet e Dylgjerit kundër PS dhe Ramës. “Me rastin e festës së Kurban Bajramit dua të shpreh urimet më të mira për mesazhet dhe vlerat e kësaj dite, që na nxisin për më shumë falje dhe tolerancë, për më shumë mirëkuptim, për të bërë mirësi dhe për të zhvilluar një solidaritet më të madh me njëri tjetrin dhe sidomos me ata qytetarë që kanë nevojë për të. Më lejoni të shpreh krenarinë për këtë bashkëjetesë dhe për këtë harmoni të mrekullueshme që ne kemi falë këtyre marrëdhënieve mjaft tolerante, bashkëpunuese midis komuniteteve tona, por edhe besimeve të ndryshme”. Ky është mesazhi i fundit publik i kreut të LSI Ilir Meta. Është bërë në një moment që ai ndodhej (dhe ndodhet ende), në një vizitë zyrtare në Londër. Bën fjalë për festën e Kurban Bajramit, evenimentin e dytë për nga rëndësia, të botës muslimane. Megjithatë, në të njëjtën ditë me Kurban Bajramin, në Shqipëri janë mbajtur edhe një palë zgjedhje, diku në Verilindje të vendit. LSI ka qenë formalisht pjesëmarrëse në këtë fushatë për bashkinë e Dibrës, duke kërkuar vota për Muharrem Ramën. E megjithatë në orët që pasuan fitoren e qartë të kandidatit të majtë, asnjë eksponent i LSI nuk ka dalë të bëjë ndonjë deklaratë shtypi apo të japë ndonjë opinion për zgjedhjet në Dibër. Të paktën në lajmet e 48 orëve të fundit nuk gjen të tilla. Nëse i hedh një sy shtypit të kësaj partie, do të gjesh gjithçka, por asnjë rresht për Dibrën. Heshtja e LSI për zgjedhjet në Dibër është një heshtje që flet. Pikërisht si ajo heshtja e atij politikanit të njohur që pëlqen të thotë shpesh “unë flas me heshtje”. Megjithatë partia e Metës nuk është njëra ndër dhjetra siglat e koalicionit të majtë, ajo është shtyllë e kësaj maxhorance, kurse vetë Meta është “bashkëkryetari i Aleancës për Shqipërinë Europiane”. Siç e quan Edi Rama sa herë i bie rasti të flasë për koalicionin. Një bashkëkryetar që këto ditë ka vendosur të “heqë spinën”.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment