Ilir Meta ,shuplakë qeverisë Rama,është e paligjshme

0
49

Kreu i shtetit Ilir Meta i ka dhënë një shuplakë të fortë mbrëmjen e sotme kryeministrit Edi Rama duke u shprehur se pushteti tij është i paligjshëm dhe i pa kontrollueshëm, pasi sipas tij ka në dorë gjithçka.

Në lidhje me opozitën ai ka thënë :

“Unë qëndrimet e mia ua kam thënë me kohë. Qëkur kanë hapur idenë e djegies së mandateve, kanë një vit e ca, që kjo është një rrugë tepër e gabuar dhe u kanë thënë dhe këtë, që e kam thënë edhe publikisht, shumë kohë përpara se të ndodhte kjo gjë, kam thënë që askush mos mendoni se në Bruksel do të rrijë pa gjumë se do të djegë opozita mandatet. Ata përkundrazi u gëzuar dhe e nxitën këtë proces të ndodhte brenda 24 orësh që të merrnin mandatet e tjera këta të tjerët. “

Ndërsa për sa i përket zgjedhjeve të 30 Qershorit presidenti është shprehur :

“Opozita ia ka dhënë të gjitha atyre. . Këto i ka marrë në mënyrë të paligjshme, ky është pushtet i paligjshëm, siç janë edhe shumë gjëra të tjera të paligjshme. Kjo është një qeveri sot e pahetueshme, sepse kontrollon tërësisht prokurorinë. Kjo është një qeveri tërësisht e pa kontrollueshme, sepse parlamentin e kontrollon kjo, nuk e kontrollon më parlamenti këtë. Dhe është një qeveri tërësisht e pagjykueshme, sepse ka asgjësuar Gjykatën Kushtetuese me qëllim, dhe të Lartën dhe çdo gjë tjetër.”

Shkruaj nje koment