Inceneratorët, Tabaku: Opozita zbuloi një nga aferat më të mëdha, në 7 mars raporti përfundimtar

0
8

Në mbledhjen e sotme të mbajtur pas dëshmive të dhëna lidhur me aferën e inceneratorëve, kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku bëri me dije se Komisioni vërtetoi se procedurat për inceneratorët ishin korruptive, ndërsa sipas saj dëshmitarët nuk mbanin mend se çfarë kishte ndodhur.

U provua se kontratat ishin korruptive. Opozita zbuloi një nga aferat më të mëdha që nuk ka filluar dhe nuk mbaron me Lefter Kokën. Çdo ministër që ka dhënë para është përgjegjës”, tha më tej Tabaku, ndërsa shtoi se në datën 7 mars Komisioni do të sjellë raportin përfundimtar.

Ndërsa në fjalën e saj Ermonela Felaj bëri me dije se fushat ku dikur depozitoheshin mbetje sot nuk ekzistojnë, ndërsa thekoi se sot mbetjet trajtohen në impiante.

Trajtimi i mbetjeve nuk është një recetë gatimi që të përtypet kaq lehtë. Me rëndësi është që ne ti përmbahemi një strategjie me planifikim të qartë. Kjo është një sfidë për të gjithë, dhe jo një sfidë për aktorët e vijës së parë. Kjo betejë i ka hedhur tashmë themelet. Sot situata është qartësisht e dukshme që malet shkrumbuese të plehrave janë realitet që nuk i takojnë më Shqipërisë.  Do të sigurohemi që në të ardhmen në Komisionet hetimore parlamenti të luajë rolin që i takon.

Shkruaj nje koment