Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon 10 vite burg për Lefter Kokën, 4 për Alqi Bllakon

0
95

Prokuroria e Posaçme, SPAK kërkon dënimin me 10 vite burg për ish-ministrin e Mjedisit Lefter Kokën për inceneratorin e Elbasanit dhe 4 vite burg për ish-vartësin e tij Alqi Bllakon.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat për “Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion aktiv i zyrtarëve të lartë”.

Me gjykim të shkurtuar Koka mund të dënohet me 6.8 vite burg, ndërsa Bllako me 2.8 vite burg.

Edhe për Klodian Zoton u kërkua dënimi me 10 vite burg, për Stela Gugalljan u kërkua dënimi me 7 vite burg dhe për Mirel Mërtirin 10 vite burg, të cilët deri më tani nuk janë përballur me drejtësinë.

Shkruaj nje koment