Incidenti në uzinën e Gramshit merr vëmendjen e mediave ndërkombëtare

0
207

Ka marrë vëmendjen e mediave më të rëndësishme ndërkombëtare, ngjarja e ndodhur dje në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se: “Shqipëria arreston dy rusë dhe një ukrainas që u përpoqën të hynin në një fabrikë ushtarake”.

Gazeta britanike “The Guardian” shkruan se “Dy rusë dhe një ukrainas arrestohen pas dyshimeve për spiunazh në fabrikën shqiptare të armëve”. Media gjermane “Deutsche Welle” ka si kryetitull: “Shqipëri, arrestohen dy rusë dhe ukrainas në përpjekje për të hyrë në fabrikën ushtarake”.

Mediat në fjalë i referohen burimeve nga Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here