Incidenti i Ramës me gazetaren për maskën / Pse nuk guxoi sot kryeministri të shtynte edhe ministren e tij ?

Një gjest i turpshëm u bë nga kryeministri Edi Rama dje gjatë nisjes së vaksinimit të mësuesve. Rama shtyu gazetaren Edona Haklaj dhe e largoi nga prononcimi për mediat pasi nuk kishte maskë.Sot kryeministri ishte në Elbasan për të festuar “Ditën e Verës” ku ishte i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Evis Kushi. Siç e shikoni dhe nga pamjet kjo e fundit ishte pa maskë dhe shumë afër me kryeministrin e çudirave. Ku 24 orë pas skandalit me gazetaren , vetë ministrja e kabinetit të tij përsërit të njëjtin “gabim”. Përse Rama nuk guxoi të shtynte me dorë edhe ministren e vetë që po thyente ligjin ? E thjeshtë Ramës nuk i del inati me mediat që janë gjithmonë e më shumë kritike ndaj këtij të fundit dhe guxojnë e trasmetojnë realitetin pa dorashka , atë që ERTV mundohet ta llustroj çdo ditë me propagandë të dalë mode. Por nuk mbulohet dielli me shoshë!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment