Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është përkeqësuar, dobësohet Shteti i së Drejtës

0
138

Indeksi i Transformimit Bertelsmann Stiftung (BTI) analizon dhe vlerëson se si vendet në zhvillim dhe vendet në tranzicion po ecin në ndryshime shoqërore drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut.

Nga 137 vende të marra në studim, demokracia në Shqipëri, në raportin e BTI publikuar për 2022 marrë nga ODA, vlerësohet si demokraci me defekte, përkatësisht me 7.1 pikë nga 10 pikët maksimale.

Krahasuar me 2 vite më parë, demokracia është përkeqësuar në Shqipëri. Rënia është nga 7.15 pikë që vlerësohej në vitin 2020 në 7.1 pikë në vitin 2022. Viti me vlerësimin më të ulët të këtij indeksi është në raportin e vitit 2014, vlerësim 6.7 pikë nga 10 të mundshme.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është
Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Në raportin e publikuar në vitin 2022, në lidhje me demokracinë, Shqipëria vlerësohet më dobët në përpjekjet e saj për të bërë Shtet të së Drejtës. Nga 10 pikë të mundshme, Shqipëria vlerësohet në këtë aspekt me 5.5 pikë. Indikatori i dytë që vlerësohet më dobët në lidhje me demokracinë është Stabiliteti i Institucioneve Demokratike në vend, me 6.5 pikë. Integrimi Politik dhe Social është aspekti i tretë që vlerësohet më dobët përsa i përket vlerësimit të shkallës së demokracisë në vend, përkatësisht 6.8 pikë nga 10 të mundshmet.

Më mirë vlerësohet Pjesëmarrja Politike me 7.8 dhe Shtetësia me 9 pikë nga 10 maksimale.

Indeksi i BTI: Demokracia në Shqipëri është

Administrimi bazë, pra përgjegjësia e shtetit për të ofruar shërbimet publike, vlerësohet më dobët, me 7 pikë nga 10 maksimalet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here