Indeksi i “Global Price”: Shqipëria e 14-ta në botë për çmimin më të lartë të naftës

0
211

Çmimet në bursat ndërkombëtare kanë shënuar një rënie të ndjeshme, e cila nuk ishte regjistruar që prej fillimit të luftës ruse në Ukrainë. Megjithëse në bursa çmimet janë drejt rënies, në Shqipëri ndodh e kundërta.

Kur çmimet, jo vetëm karburantet por edhe ato të shportës së ushqimeve, u rritën qeveria vendosi të marrë kontrollin për vendosjen e tyre duke ngritur dy Borde: Bordi i Transparencës dhe Monitorimit të Çmimeve të Tregtimit dhe Bordi i Transparencës për karburantet.

“Global Price Index” e rendit Shqipërinë në vendin e 14 -ta në botë për çmimin e një litër diezel duke lënë pas edhe vende të zhvilluara siç janë Singapori dhe Gjermania, raporton Monitor.

Sipas të dhënave nga “Global Price”, një litër naftë në Shqipëri kushtoi me 1,95 euro me 18 gusht, kjo për shkak se Bordi i Transparencës vendosi të rritë çmimin në vend që ta ulte.

Po ashtu, Shqipëria renditet në mesin e 20 vendeve me çmimin më të lartë të naftës në botë.

Një fuçi naftë po tregtohet sot në bursa me 94 USD, por në Shqipëri siç duket Bordi nuk po i reflektohet me transparencë ndryshimet që ndodhin në bursa.

Në mbledhjen e fundit, Bordi doli me vendim të ri për çmimin e karburanteve në vend dhe ajo që bie në sy është se nafta është rritur me 6 lekë duke e çuar në 227 lekë/litri, nga 221 që ishte.

Shkruaj nje koment