Industria shqiptare zhvendoset drejt gazit, rritet konsumi ne 2022

0
112

Shtrenjtimi i ndjeshem i karburanteve dhe energjise gjate ketij viti ka bere qe bizneset te kerkojne alternativa me te lira ne menyre qe te amortizojne rritjen e kostove. Nje prej zgjidhjeve eshte konsumi i gazit, qe mbetet me i lire ne raport me karburantet. Te dhenat zyrtare te Doganave tregojne per nje rritje te vazhdueshme te konsumit te gazit pergjate ketij viti. Per periudhen janar-tetor 2022, konsumi i gazit ishte 148 milione kg, sipas te dhenave nga Doganat, me nje rritje prej 2.3% ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Per te njejten periudhe, importet e karburanteve kane shfaqur tendence renese, duke reflektuar tkurrjen e konsumit, si rrjedhoje e cmimeve te larta. Sipas te dhenave nga Doganat per periudhen janar-tetor u importuan gjithsej 462.5 mije ton karburante, me nje tkurrje prej 9.7% ne krahasim me te njejten periudhe te nje viti me pare. Tkurrja filloi qe gjate muajit mars, kur nisi dhe shtrenjtimi i ndjeshem i cmimeve, qe arriten deri ne 260 leke per liter nga 180-185 leke qe ishte ne shkurt, perpara se te fillonte sulmi i Rusise ndaj Ukraines.

Shkruaj nje koment