Inflacioni bazë zbret nën kufirin e 4% për herë të parë pas 19 muajsh

0
86

Inflacioni bazë ra për të shtatin muaj radhazi në shtator dhe preku nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit të kaluar.

Sipas Bankës së Shqipërisë, inflacioni vjetor bazë në muajin shtator ishte 3.77%, duke zbritur poshtë kufirit të 4% për herë të parë në 19 muaj.

Megjithatë, rritja mujore e indeksit të inflacionit bazë rezultoi 0.34%, rritje kjo në nivele të përafërta me muajin gusht. Në dy muajt e fundit, rritja mujore e inflacionit bazë ka qenë më e larta që prej muajit prill të këtij viti. Kjo mund të sinjalizojë një cikël të ri të ringritjes të presioneve inflacioniste në ekonomi.

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Ky tregues mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike.

Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër

Shkruaj nje koment