
Sipas te dhenave te Eurostat te publikuara te enjten,inflacioni vjetor i konsumatorit ne Eurozone arriti nje rekord prej 10.6% ne tetor,nen parashikimet. Shifra ishte rritur nga 9.9% ne shtator dhe 4.1% ne tetor 2021,tha Eurostat. Te dhenat e perkohshme kishin parashikuar nje rritje vjetore prej 10.7% te çmimeve te konsumit per kete muaj. Rritja erdhi kryesisht nga çmimet me te larta te energjise,me nje rritje prej 41.5% nga viti ne vit ne tetor. Ushqimi,alkooli dhe duhani pasuan me nje rritje prej 13.1% nga nje vit me pare. Inflacioni vjetor i BE-se arriti ne 11.5% ne tetor,nga 10.9% ne shtator. Normat me te larta vjetore u pane ne Estoni,Lituani,Hungari,ndersa me te uletat u pane ne France,Spanje,Malte. Ne baza mujore,indeksi i cmimeve te konsumit te eurozones u rrit me 1.5% ne tetor. Cmimet e energjise shenuan nje rritje nga muaji ne muaj prej 6.2% ne tetor.