Informalitet i lartë në turizëm si pasojë e Booking dhe AirBnB, çfarë kërkohet nga qeveria

0
90

Teksa synon të kthehet në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, turizmi ka disa problematika të rëndësishme. Një prej tyre është mungesa e theksuar e fuqisë punëtore.

Kriza pritet të thellohet vitet e ardhshme, duke pasur parasysh demografinë aktuale dhe tendencat e emigrimit. Qëndrueshmëria e sektorit varet nga ngritja e kapaciteteve për të adresuar këtë çështje.

Sipas një ankete të zhvilluar nga PNUD, është e domosdoshme që qeveria të adresojë çështjet strukturore, ta mbështesë sektorin përmes subvencioneve dhe të përmmirësojë infrastrukturën.

Një tjetër problematikë për sektorin është trajtimi i informalitetit. Turizmi në Shqipëri duket se shoqërohet nga ritmet e larta të informalitetit. Rritja e përdorimit të platformave ndërkombëtare të rezervimeve dhe udhëtimeve si Booking.com, AirBnB dhe TripAdvisor e ka përkeqësuar më tej situatën.

Nga njëra anë këto kanale ofrojnë mundësi të rëndësishme rritjeje për këtë sektor, por nga ana tjetër kanë rritiur konkurrencën e pandershme dhe informalitetin.

Ndaj kërkohet hartimi i rregulloreve dhe mekanizmave monitorues për të siguruar rregulla të barabarta. Më tej sugjerohet që politikëbërësit t’i bëjnë një marketing më të mirë turizmit, pasi shumica janë vizitorë vendas dhe shqiptarë nga Kosova.

Shkruaj nje koment