Inspektimi pas dhunës së 3-vjeçares, 23 kopshte e çerdhe private në vend rezultojnë të palicencuara

0
51

Pas dhunës ndaj një vajze 3-vjeçare në një kopsht në Tiranë, i cili rezultonte i pa licencuar, ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka bërë publike rezultatet e inspektimit të kopshteve private në kryeqytet.

Në një  konferencë për media, ministrja tha se janë ushtruar kontrolle intensive në 90 kopshte dhe çedhe në vend, nga të cilat, 23 prej tyre kanë rezultuar pa licencë.

Nga kontrollet e këtyre ditëve janë inspektuar 90 kopshte dhe parashkollor jo publike, është konstatuar se 67 ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin, 10 kopshte jo publike rezultojnë të mos kenë licence, 8 prej tyre nuk kishin aplikuar fare, 2 prej tyre u ishte refuzuar leja.

13 të tjera ushtronin veprimtarinë e tyre si qendra me shërbim ditor, në kundërshtim me ligjin, për të cilat ne po kryejmë veprimet e nevojshme dhe në fund do të merren masa”, tha Manastirliu

Shkruaj nje koment