INSTAT: Gjirokastra po kthehet në varrezë, qyteti ku vdesin më shumë njerëz në Shqipëri

0
52

Gjirokastra është qyteti që ka shënuar numrin me te larte te vdekjeve ne raport me qytetet e tjera te Shqiperise per vitin 2018.

Sipas INSTAT numri i të vdekjeve në një vit ne qytetin e Gjirokastres eshte 1194 ne raport me popullsine. Pas Gjirokastres vjen Korça e më pas Berati për numrin më të lartë të vdekjeve. E ndërsa numrin më të ulët e mban Tirana me 58 vetë në vit.

Në disa të dhëna të publikuara nga një raport i INSTAT, rezulton se sëmundja e aparatit të qarkullimit të gjakut, po i merr jetën shqiptarëve, ku më të prekurit janë kuksianët. Kurse vdekshmëria më e lartë për shkak të sëmundjeve tumorale shënohet në  Shkodër dhe Vlorë.

Po ashtu ky raport tregon se vetëm gjatë vitit 2018 kanë humbur jetën  21 804 persona. Këta persona kanë humbur jetën për shkak të sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, për shkaqe natyrale apo dhe si pasojë e aksidenteve. E ditur bëhet se shqiptarët e humbin jetën më shumë nga sëmundjet  e aparatit të qarkullimit të gjakut, të cilat zënë 53% të vdekshmërisë.

Më pas renditen vijnë sëmundjet  e zemrës dhe ishemitë. Duke iu referuar po shifrave të INSTAT, vendin e dytë e zënë vdekjet për shkak të sëmundjeve tumorale, të cilat janë rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Shkruaj nje koment