INSTAT/Shqipëria rrit importet nga Turqia, por ul eksportet!

0
159

Shqipëria ka njohur këtë vit një rritje të ndjeshme të importeve nga Turqia. Referuar të dhënave të INSTAT, rezulton se në tetor të këtij viti Shqipëria ka importuar nga Turqia mallra në vlerë 6.2 miliardë lekë, duke njohur një rritje me më shumë se 1 miliardë lekë në krahasim me tetorin e vitit të kaluar.

Edhe në rang 10 mujori (janar-tetor) Shqipëria ka importuar këtë vit nga Turqia 5 miliardë lekë mallra më shumë.

Sa i përket eksporteve, rezulton se ato janë në rënie në muajin tetor të këtij viti. Në tetor Shqipëria eksportoi në Turqi 200 milionë lekë mallra më pak se në tetor të vitit të kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here