INSTAT shtyn për herë të dytë regjistrimin e popullsisë dhe banesave

0
91

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka njoftuar sërish shtyrjen e regjistrimit të popullsisë dhe banesave në vend.

Grumbullimi i të dhënave në terren të Censit të Popullsisë dhe Banesave është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Në kushtet e mossigurimit në kohë të mjeteve të nevojshme për grumbullimin e informacionit në terren, është i pamundur realizimi i këtij aktiviteti. Instituti i Statistikave mbetet i vendosur në objektivin e tij për të kryer Censin e Popullsisë dhe Banesave në përputhje me standardet dhe rekomandimet e Kombeve të Bashkuara dhe Zyrës Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat)”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kjo është hera e dytë që shtyhet zhvillimi i Censit. Herën e parë shtyrja u bë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.

Shkruaj nje koment