Në Shqipëri viti 2018 shënoi rritje të importeve të kafesë si në sasi, ashtu edhe në vlerë. Sipas të dhënave të Doganës, vitin e kaluar u importuan mbi 7,000 tonë kafe, me vlerë 28.6 miliardë lekë. Në krahasim me një vit më parë, sasitë e importuara u rritën me 32%, ndërsa në vlerë me gati 20%. Në Shqipëri konsumohen 2.5 kg kafe për frymë .Shqipëria eksporton sasi modeste të kafesë në vendet e rajonit si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT në Shqipëri, numri i bar-kafeve e restoranteve arriti në 14,200 bare dhe 3,965 bar-restorante me një rritje 6.3% në raport me vitin e mëparshëm . Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 654 bar-kafe për 100 mijë banorë duke ia kaluar edhe vendeve më të zhvilluara të Evropës.