Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në të gjithë vendin

0
37

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron rrezik të lartë zjarresh në të gjithë vendin. Në parashikimin e dhënë thuhet se gjatë pasdites së sotme dhe nesër pritet niveli rrezik “i lartë” pothuajse në të gjithë qarqet.

Në qarqet që pritet rrezik “i moderuar”, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark, nё zona tё lokalizuara, pritet rrezik “i lartë”.

Në disa prej këtyre qarqeve pritet rrezik “shumë i lartë” vetëm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër, qarku Dibër, qarku Lezhë, qarku Durrës, qarku Tiranë, qarku Elbasan, qarku Fier, qarku Berat, qarku Vlorë dhe qarku Gjirokastër.

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Sot pasdite dhe nesër, e hënë 25 korrik nuk priten.

TEMPERATURAT

Nesër (e hënë, dt.25) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 33 °C

në vendet e ulëta: 21 / 39 °C

në vendet malore: 19 / 32 °C

Sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Shkruaj nje koment