Integrimi, PE miraton me 519 vota raportin për Shqipërinë

0
224

Parlamenti Europian i ka dhënë sot 519 vota pro raportit të prezantuar nga Isabel Santos, e cila kërkoi gjithashtu konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë.

“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Europian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos.

Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos gjatë seancës të PE-së prezantoi gjetjet në lidhje me ecurinë e vendit në lidhje me procesin e integrimit dhe apeloi për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Europian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here