Integrimi, Rama: Shqipëria është peng i një bllokimi, situatë që vetëm BE e krijon

0
227

Kryeministri Edi Rama teksa foli në Konferencën e 18-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, u ndal edhe tek procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Rama e cilësoi procesin e integrimit një “proces neurotik”, duke theksuar se vendi ynë është peng i një bllokimi, një mosmarrëveshjeje mes dy vendeve: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut. “Një situatë që vetëm BE mund ta krijojë”, tha Rama teksa u shpreh që të mos humbasim durimin për të hyrë në BE.Jemi shumë të vegjël në këtë rajon që të kërkojmë një ndryshim që në një periudhë të arsyeshme do i bëjë njerëzit tanë të barabartë në një hapësirë të Europës, por së bashku duke bashkuar forcat nuk jemi kaq të vegjël. Hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse për aktorët më të mëdhenj që të na shohin si mundësi për ta. Procesi drejt BE është proces neurotik. Shqipëria është peng i një bllokimi, midis fqinjit tonë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Është nga ato situata që BE mund ta krijojë. S’ka libër dhe përvojë dhe ndonjë shpjegim se si mund të trajtohet. Si mund të mbetesh peng i mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Por ja që kështu është- siç thoshte Donald Trump. Duhet të mos humbasim durimin dhe dëshirën për Europën”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here