
Konferenca e Kryetarëve fut në kalendarin e punimeve të Kuvendit kërkesën për interpelancë urgjente të kërkuar nga krupi parlamentar i Partisë Demokratike me Kryeministrin Edi Rama për “skandalin McGonigal”, ish-zyrtar i lartë i FBI.
Ndërkohë që në mbledhjen e sotme, përfaqësuesja e PD në Konferencën e Kryetarëve, Flutura Açka ngriti shqetësimin për mënyrën se si u mbyll seanca e shkuar duke shmangur kështu debatin për skandalin McGonigal.
Açka e quajti fashizëm Parlamentar atë që ndodhi në Kuvend.