Investigim/ Ja si varfërojnë Vjosën dhe kodrat guroret e ish-deputetit Piro Lutaj!

0
257

Nga Vladimir Muçaj/

Shumëkush që kalon përgjatë autostradës Levan-Tepelenë i ka parë syri dy gurore në afërsi të vëndit të quajtur Poçem. Ato ndodhen në distancë rreth 1.5 km larg njëra-tjetrës. Gurorja e parë lavatriçe lëndën e parë e merr nga shtrati i lumit Vjosë. Gurorja tjetër furnizuese e së parës çakullin e mer nga kodra rrëzë autostradës.Të dyja janë ndërtuar buzë autostradës. Le ti kapërcejmë disa detaje për tu paraqitur thelbin e problemit. Këto janë ndërtuar në parametra të pa pranueshëm pasi duhej të ruhej distanca nga rruga nacionale. Gororja e parë nuk ruan parametrat e mjedisit. Kur ajo është në përpunimin e xhavoreve retë e tymit mbysin gjithë zonën e banuar të fshatrave Poçem Mollaj Rromës.

Problemi i dytë shqetësues ka të bëjë me mënyrën dhe formën e tonelatave zhavor të marra nga shtrati i lumit Vjosë. Si rezultat i këtij fenomeni shtrati i lumit Vjosë ka ndryshuar rrjedhën në shtrat të ri duke rrezikuar përmbytje të tokave bujqësore të zonës në kohë rreshjesh. Askush nuk kontrollon dhe pse kjo ndodh prej kohësh në ditë me diellë! Gurorja numër dy furnizuese e të parës ndodhet jo më larg se 1.5km larg të parës. Kjo hodhi shtat një vit më parë. Dhe kjo e ka një histori. Rreshqitjet e masiveve të kodrës bllokuan një segment të autostradës. Pas një bllokimi disa ditor ministria e mbrojtjes ndërhyri me mjetet e saj duke krijuar nje byapass për çbllokimin e lëvizjeve të automjeteve. Pas këtij devijimi në pjesën e autostradës të mbuluar nga rrëshqitja e masiveve aty lulëzoi gurorja e cila prej një viti grryen kodrën për të marrë çakullin cilësor. Ditët e bllokimit të këtij segmenti për shkak të masave të marra me vonesë një çift refugjatësh humbën jetën duke u përplasur në anësore të rrugës. I cekëm këto pak detaje për të tjera në ditët në vijim. Këto dy prona në shumë shkelje ligjore kanë pronar ish-deputetin sicialist të Mallakastrës Piro Lutaj. Ai së bashku me vëllanë Arbenin administrojnë guroret duke shkatërruar shtratin e lumit Vjosë dhe kodrat e bukura të fshatit Poçem…Ata nuk i kontrollon askush sepse janë shokë besnik të Partisë!! Të tjera fakte portali do sjell dhe në ditët në vijim…

Shkruaj nje koment