Investimet strategjike, Tabaku: Ligj që vërteton kapjen e shtetit me votë në Parlament

Një ditë pasi Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka ndërmarrë një iniciativë për verifikimin e procedurave të investimeve strategjike, Jorida Tabaku, një prej 7 deputetëve që i kanë kërkuar Kuvendit ngritjen e një Komisioni të Posaçëm, ka reaguar sërish ditën e sotme.

Ajo shprehet se ligji investimeve strategjike “është një nga ligjet që tregon më së miri kapjen e shtetit dhe korrupsion me votë në parlament”, dhe sipas saj kjo është arsyeja që u paraqit kjo nismën.

Tabaku deklaroi se ka depozituar një kërkesë në ministrinë e financave dhe ekonomisë për të mësuar përfituesit nga ky ligj  dhe se ende nuk ka një informacion.

Ligji investimeve strategjike është një nga ligjet që tregon më së miri kapjen e shtetit dhe korrupsion me votë në parlament! Prandaj së bashku me 6 kolegë paraqitëm nismën për ngritjen e një komisioni parlamentar për Investimet Strategjike. Në vitin 2015 kur ky ligj u paraqit në kuvend në emër të PD kam depozituar amendamente pasi qe e qartë arsyeja pas këtij ligji. Oligarkia që qëndron pas qeverisë. Ligji investimeve Strategjike cënon të drejtën kushtetuese të pronës. Fatkeqësisht mazhoranca nuk miratoi amendamentet dhe po ashtu vazhdoi të zgjaste pafundësisht ligjin dhe efektet e tij në kurriz të pronarëve dhe pronës private dhe publike. Kush janë përfituesit realë të këtij ligji?! Kam depozituar një kërkesë në ministrinë e financave dhe ekonomisë për të mësuar përfituesit nga ky ligj dhe ende sot nuk kam një informacion.

Sipas tabakut, ligji në mënyrë korruptive është zbatuar vetëm për projekte strategjike jo transparente, me kritere të paplotësuara.

Mbi të gjitha ky ligj nuk ka tërhequr investime serioze nga partnerët tanë strategjikë madje është përdorur për qoka për miqtë e qeverisë! Ndaj është jetike që parlamenti dhe qytetarët të mësojnë realisht eficencën dhe kujt po i shërben ky ligj!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment