Ironia e Boçit: Na është bërë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit

0
13

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka ironizuar rritjen e çmimit të naftës në vend, i cili ka arritur nivele rekord dhe që së fundmi nuk pasqyron realitetin e bursave ndërkombëtare.

Ai e ka krahësuar atë me fustanet e ministres Elisa Spiropali, e cila bëri bujë me ndërrimin e tre veshjeve gjatë vizitës në Ukrainë, shtet në luftë.

Spiropali u justifikua se ndërroi disa veshje për arsye higjenike e pikërisht ky pohim është përdorur nga Boçi për të ironizuar atë çka po ndodh me çmimin e karburanteve në vend.

“Na është bë çmimi i naftës si fustanet e Spiropalit në Kiev! Është më i shtrenjti në rajon dhe ndërrohet kaq shpesh. Madje tani e kanë gjetur dhe justifikimin spiropalian: E rrisin dhe e ndërrojnë “për arsye higjenike”…ambienti”, shkruan Boçi.

Shkruaj nje koment