Ironia e deputetit Shehu/ Devetë afrikane, transporti i së ardhmes në Shqipëri,

0
167

“Siç duket, e ardhmja e transportit tonë do të jenë “devetë afrikane”.

Ka qenë kjo fjalia ironizuese e deputetit Tritan Shehu lidhur me tarifimin e “Rrugës së Kombit” dhe disa akseve të tjera në vend. Lista e madhe e rrugëve më pagesë në Shqipëri, u bë publike ditën e djeshme nga kryeministri Rama, një ditë pas protestës qytetare për tarifimin e lartë të kalimit në rrugën e Kombit.

Shehu nëpërmjet një postimi në Facebook ka publikuar disa deve që ironikisht simbolizojnë transportin e së ardhmes në Shqipëri

Reagimi

Sic duket e ardhmja e transportit tone do te jene “Devete Afrikane”!

Kryeministri, qe do te “krijonte Shendetesine Falas”, tashti ka vendosur qe edhe te gjitha rruget e vendit t’i beje me pagese?!

Ne vend te “Shendetesise Falas” ai na ndertoi nje shendetesi ne mizerje, model Afrikano-Qendror ky, me pagesa direkte te larta nga qytetaret.

Dje u dha “lajmi i gezueshem” qe mbas Rruges se Kombit te gjitha akset e tjera rrugore te vendit do te behen me pagese!

Kjo psh edhe per rrugen Tirane-Durres, qe eshte nje rruge brenda nje Metropoli tashme, ku te njejtet qytetare, studente, punonjes, banore etj etj, mund te udhetojne disa here ne dite neper ate!

Flitet per rruge dytesore; ku jane e si jane ato?

Edhe rruga e Ndroqit eshte bere e pakalueshme, jo me te tjerat.

Do te behen me pagese rruget per ne Fier, per Levan, per Tepelene, Vlore, Diber, Elbasan, Kapshtice etj.

Askush nuk flet se cdo te bejne me tej qytetaret, qe dhe sot udhetojne duke e paguar me cmimet me te larta ne Europe kete lloj nafte, e cila dhe ne Afrike nuk perdoret.

Sic duket Z.Rama ka vendosur qe edhe per transportet te aplikoje modelin Afrikano-Qendror, mbas “suksesit” ne shendetesi.

Vecse ne kete rast ka nje problem serioz, duhet te na siguroje me pare Devetete!!

Arrogance, korrupsion, pa pergjegjeshmeri, apo te gjitha bashke perfshihen ketu, ndersa qytetaret ne varferi paguajne taksat e cmimet e larta?!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here