Ironia e Dervishit për rritjen e çmimit të naftës: Mbylleni makinën, merrni avionin në Rinas dhe të zbrisni në Kukës!

0
30

Analisti Lutfi Dervishi ka ironizuar në rrjetet sociale lidhur me rritjen e çmimit të karburantit.

Duke u nisur nga fakti se çmimi i naftës po shkon 2 mijë lekë të vjetra për litër, Dervishi thotë se shkon më lirë që qytetarët ta lënë makinën dhe të marrin avionin nga aeroporti i Rinasit në atë të Kukësit.

“Çmimi i naftës po shkon 2000 lek për litër! Eshtë më lirë që t’a mbyllni makinën dhe të merrni në Rinas avionin dhe të zbrisni në Kukës! (Kurseni edhe lekët e traut)”, shkruan Dervishi në Facebook.

Shkruaj nje koment