Ironia e gazetarit: Bledi si ‘Çuçi’ i Ramës për zgjedhje

0
239

Gazetari Bledian Koka ka reaguar me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook pas vendimit të Edi Ramës për të emëruar si Ministër të Brendshëm, Bledi Çuçin.
“Çuçi do të jetë garancia e Edi Ramës në ministrinë e vrasjeve me paramendim, për të ekzekutuar zgjedhjet me patllaken e ligjit si maliq”, shkruan gazetari i njohur Bledian Koka
Ja potimi i plotë
Bledi si “Çuçi” i Ramës për zgjedhjet e 25 Prillit!
Edi Rama nuk zhgenjeu në pritshmëritë për një ministër të brendshem që vë në rrezik zgjedhjet. Çuçi do të jetë garancia e Edi Ramës në ministrinë e vrasjeve me paramendim, për të ekzekutuar zgjedhjet me patllaken e ligjit si maliq. Njeriu që ka ideuar reformen territoriale ‘sur measure’ për Edi Ramën, do të jetë aty deri në 25 Prill për të masakruar listat zgjedhore dhe për të bërë çorap një proces që ende pa nisur është i kompromentuar!…
p.s…Presidenti i Republikes i ka të gjitha mekanizmat në dorë që të ndalojë “Çuçin” e Ramës të ekzekutojë zgjedhjet e 25 Prillit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here