Ironia e trafikantit në Kalivac, falenderon me pusullë policët që u shpëtoi sy më sy

0
178

Policia në aksion për zbulimin e hashashit dhe si gjithmonë kultivuesit nuk arrin t’i kapë. Rasti më i fundit është shënuar mëngjesin e sotëm kur specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Rajonale të Policisë gjatë një aksioni në terren nuk arritën dot të prangosnin një 25 vjecar me inicialet S.Z. Ky i fundit qarkullonte në aksin rural Kalivac-Krahës me automjetin e tij “Fiat Punto”. Policia kërkonte të ndalonte rrugëtimin e mjetit i cili ishte mbushur me kanabis. Madje disa herë i kanë bërë thirrje 25 vjecarit që të ndalonte por ky i fundit ka injoruar thirrjet në distancë të policëve duke vijuar rrugën drejt zonës lindore të Krahësit. Në një kthesë të pjerrët trafikanti misterioz, ka nxjerrë materialin narkotik të depozituar në dy thasë plastmasi me peshë 24 kg. Ky veprim cliroi peshën e mjetit i cili ka vijuar rrugën deri në Krahës ku është braktisur nga vetë trafikanti i kanabisit. Trafikanti emri i të cilit nuk bëhet i ditur nga Policia e Gjirokastrës, mësohet se para se të largohej nga vendngjarja, u ka lënë një pusullë me tre rreshta policëve ku i përshëndet për veprimin që mundësoi arratisjen e tij në drejtim të “paditur”. “Jeni fantastik për Zotin, kështu të gjithë të jenë si ju dhe kanabis nuk do ketë”-kanë qenë fjalët e lëna e 25 vjecarit. Pusulla u gjet nga policët momentin e kontrollit të mjetit të braktisur nga vetë trafikanti. Ironia e 25 vjecarit është përdorur pasi mendohet se ai u ka shpëtuar sy më sy policëve. Policia menjëherë është vënë në ndjekje të tij pasi kanë lexuar letrën ndërkohë që mendohet se ai është person me probleme ligjore dhe përsëritës në veprimtari trafikuese të kanabisit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here