Ironia e Zhejit/OFL show i qeverisë, jam i sigurt që edhe syzet i ka skicuar Rama

Prej disa ditësh qeveria shqiptare ka nisur zbatimin e ligjit anti KÇK. Por për analistin Artur Zheji kjo është një batutë kafeneje.
Artur Zheji: KÇK nuk ekziston që ti si kryeministër ti imponosh opinionit një batutë kafeneje që thuhet duke ngrënë salçiçe me birrë, qofte dhe turshi. Kap ça të kapësh është një batutë turshie. Kjo shoqërohet me meze, shtrydhet birra dhe hahet dhe thuhet KÇK.
Pse i duhet një bionde, shumë e lezetshme ajo, por nuk është për atë rol. Atë e dinë të gjithë, nga kush ruhet, nga cili kriminel ruhet. Ajo bën një shoë dhe ngre standardin skenik televiziv kinematografik të policisë. Ajo le të shkojë të konkurrojë për ndonjë film diku.
Jam i sigurt, por nuk mund ta provoj që edhe modelin e syzeve e ka skicuar vetë ai dhe ja ka miratuar Lleshaj edhe kapelën edhe ato shallet që mbajnë në kokë. Tha Erzen Breçani që kisha në studio, këta shkojnë aty çojnë një copë letër, kur vjen puna që lëviz ndonjë hije, ikin këta dhe vijnë forcat RENEA, pra ikën aktorët dhe vijnë policët e vërtetë. Kjo është për të qeshur!

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment